>
LETERSISHQIP
Elif T Spahiu

Trëndafil

Në kafen e errët
Në verandën e pasur
Rrijnë dy engjuj
Natyra zbrapset nga bukuria.

Si pasqyra në diell
Reflektimi i detit në errësirë
Bukuria pa emër
Ka futur engjujt në kopshtin Tamej.

Përshëndet flladi bukurinë e kristaltë
Emrat I pëshpërit
Si uji i akulltë që freskon
Drithërimat e përqafojnë.

Ajri i dehur përcjell
Sytë si yjet shëndrisin
Nën tavolinën prej pishe
Këmbët vallëzojnë lojën rituale.

Lajmëtari I veshur në të bardhë
Fton çiftin e madhërishëm
Pishina e mbushur me lule të kuqe trëndafili
Prêt të dashuruarit në lojën jetësor.
prizren