>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Kënga E Qyqes

Jam robëreshë e mërzisë
errësirën s'e mbaj dot larg,
jam e veshur në të zeza,
trishtimi m'ka zënë në çark.

Bllokuar nga ky morg
s'kam nga t'ia mbaj,
sikur t'isha një qyqe
kënga ime është vaj.

Zëri im është i mekur
nuk mund të bërtas,
forcat e mia janë shterur,
plagët e mia prekin n'asht...