>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

N'pritje

22" Shkurt,
sot u zgjova herët,
nga dritarja dëgjoj një zog
që me forcë i cicëron pranverës.

Edhe ai sikur unë
duket i lodhur duke pritur,
për ditë me drit' dhe ngrohtësi
edhe ai duket i uritur.

Me këngën e tij, jeta zgjohet në një valle,
zemra ime nis e shpreson,
ndërsa dielli dembel,
ngadalë përparon...