Elona Musaj
Albumi I Vjetër
Rastësisht sot hapa
albumin e vjetër,
me fotot bardh e zi
të një epoke tjetër.
Ngjyrat e kujtesës
zgjuan emocionet,
një rrenqethje e butë
më përshkoi trupin.
Vegjëli, fëmijëri, rini,
momente t’paharrueshme
m’kalonin para syve
si një film bardh e zi.
Fotografitë më flasin,
më tregojnë plot histori;
mallëngjehem për kohën e shkuar,
për familje e shoqëri.
Ndjej nostalgji për at’ kohë,
edhe pse pak zotëronim;
sot jemi të mbushur me gjëra,
që zemrën s’e joshin, s’e ngrohin.
albumin e vjetër,
me fotot bardh e zi
të një epoke tjetër.
Ngjyrat e kujtesës
zgjuan emocionet,
një rrenqethje e butë
më përshkoi trupin.
Vegjëli, fëmijëri, rini,
momente t’paharrueshme
m’kalonin para syve
si një film bardh e zi.
Fotografitë më flasin,
më tregojnë plot histori;
mallëngjehem për kohën e shkuar,
për familje e shoqëri.
Ndjej nostalgji për at’ kohë,
edhe pse pak zotëronim;
sot jemi të mbushur me gjëra,
që zemrën s’e joshin, s’e ngrohin.
Komente 0