Elona Musaj
Takim Në Ëndërr
Gjyshen n'ëndërr
mbrëmë takova,
s'dija që më mungonte
para se ta shtrëngoja.
U ktheva prapë fëmi
në krahët e saj,
fytyrën e rrudhur
ia preka plot mall.
Do t'doja që ajo ëndërr
t'vazhdonte më gjatë,
s'patëm kohë për përshëndetje,
s'e thamë asnjë fjalë.
Për vizitë herës tjetër
unë do t'i shkoj,
lulet e preferuara
ku prehet do t'ia çoj.
mbrëmë takova,
s'dija që më mungonte
para se ta shtrëngoja.
U ktheva prapë fëmi
në krahët e saj,
fytyrën e rrudhur
ia preka plot mall.
Do t'doja që ajo ëndërr
t'vazhdonte më gjatë,
s'patëm kohë për përshëndetje,
s'e thamë asnjë fjalë.
Për vizitë herës tjetër
unë do t'i shkoj,
lulet e preferuara
ku prehet do t'ia çoj.
Më shumë nga Elona Musaj
Komente 0