Elona Musaj
Kjo Heshtje
Kjo heshtje s’është qetësi...
brenda saj fryn stuhi.
Ndërsa unë vras mendjen
se çfarë mund të jetë,
ti ndez cigare mbas cigare
dhe nis tjetër paketë.
Tensioni rritet,
ngjitet në kulm,
s’mbetet më enigmë kjo heshtje
kur ti, edhe sytë i fsheh nga unë.
brenda saj fryn stuhi.
Ndërsa unë vras mendjen
se çfarë mund të jetë,
ti ndez cigare mbas cigare
dhe nis tjetër paketë.
Tensioni rritet,
ngjitet në kulm,
s’mbetet më enigmë kjo heshtje
kur ti, edhe sytë i fsheh nga unë.
Më shumë nga Elona Musaj
Komente 0