>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Prishtine (Kodra E Diellit)

Përmes dritareve të sallonit
të zhveshura nga perde,
pamje apokaliptike shikojnë sytë,
gërmadha shtëpizash
që dikur qëndronin ballëlarta,
një gjigand, për një ditë,
i ktheu përmbys.

Një banesë shumë e lartë
do t’ngrihet në vend të tyre,
një nga ato që tokës i vjedh dritë,
hijerënde si tjerat shoqe
edhe ajo do t’hyn në garë,
më afër qiellit cila do t'arrij…