>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Afër Dhe Larg

Në kët’ natë të nxehtë korriku
bashkë me hënën zgjuar rri,
provoj më kot t'i numëroj yjet
sonte s’paskam gjumë në sy.

Majtas, djathtas rrotullohem
këtu me mua je dhe ti,
përpiqem kot t'i mbyll sytë
sonte kam shumë mall për ty.

Kaq afër, dhe pse larg
asnjëherë s’më je dukur ti...
mundohem kot t'i zgjas duart,
as sonte, as kurrë
s'do t’mund t’arrij.