>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Nën Lëkurë

Asgjë s'është si më parë...
netët të gjata më duken pafund.

Fundjava vjen sa hap e mbyll sytë,
dhe koha që s'kalon më duket torturë.

Asgjë s'është si më parë...
mëngjeset e ftohta s'ma shuajnë zjarrin
nën lëkurë.

Sot, ashtu si dje, dhe ndoshta nesër më shumë,
pushtohem nga një pasion më i fortë se sa unë.