>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Janari

Ky muaj i gjatë më duket,
pa mbarim...
Në janar edhe zemrat ngrijnë!

Tani vetëm akull shoh kudo,
s'di ku të hedh hapin,
janar mos më rrëzo!

Por janari është i ashpër,
lutjen s'ma dëgjon,
me acarin e tij më ndëshkon.

Janari s'di të falë, s’ka vend për ngrohtësi, duhet të pres pranverën,
që zemra t'i shkrij.