>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Jam E Shenjës Së Gaforres

Një mjegull e hollë
më mbështjell mendimet,
heshtja më pëshpërit pyetje
pa kërkuar me doemos përgjigje.
Diçka brenda meje lëkundet,
por s’e ndjek me ngulm të vërtetën.
Jam e shenjës së gaforres:
humbas në thellësitë e shpirtit,
zhytem në trazira të lashta
që banojnë në guaskën time.
E di se disa batica
s’duhen shmangur,
veç kalohen.