>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

I Padukshëm

Mund të bërtasësh,
deri sa fryma të ndalet.
Por ai që ka zemrën e mbushur plot,
kurrë s’do ta dëgjojë zërin tënd.

Mund të vizatosh qiej me agime,
me të gjitha nuancat që mban brenda,
por ai që sheh diku tjetër
kurrë s’do t’i shohë ngjyrat e tua.

Mund të trokasësh mijëra herë
në portat e një shpirti.
Por ai që përqafon ende fantazmat e së shkuarës
kurrë s’do t’i hapë
dyert e së ardhmes.