>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Ne...

Ne nuk jemi si të gjithë...
që orët s’dinë si t’i shtyjne,
ne kohës i lutemi
t’na falë një minut’ më shumë.

Ne nuk jemi si të gjithë...
që vetëm një këngë u flet,
ne çdo tingull e bëjmë tonin,
dhe tekstet i shkruajmë vet’.

Ne nuk jemi si të gjithë...
që lumturinë e matin me udhëtime,
për ne, Venezia janë k’to mure
ku humbasim n'përqafime.

Ne,
nuk jemi si të gjithë...
por të gjithë,
do të donin të ishin ne.
"Për ata që duhen ndryshe"