Elona Musaj
Një Tjetër Fund
Përfundoi edhe kjo ditë…
Drita, grilat pas pak do t’i mbyllë,
muzgu do të ulë perden e tij,
e në rrugë s'do ndihet asnjë zhurmë.
Publiku tashmë është shpërndarë,
e vetmja spektatore mbetem unë,
ulur ende në rreshtin e parë,
pres një dramë me tjetër fund.
Drita, grilat pas pak do t’i mbyllë,
muzgu do të ulë perden e tij,
e në rrugë s'do ndihet asnjë zhurmë.
Publiku tashmë është shpërndarë,
e vetmja spektatore mbetem unë,
ulur ende në rreshtin e parë,
pres një dramë me tjetër fund.
Komente 0