Elona Musaj
Sonte, Jo!
Sonte, mos pyet si jam...
S’dua të të shpëtoj nga faji yt.
E mbuluar me zhgënjim,
po shkoj në shtrat;
therrëse të lypësh ngushëllim
nga unë.
Interesi yt tingëllon si tallje...
të paktën kët’ ma kurse sonte.
Vërtet do të dish si ndjehem,
apo ke etje për lavdi?
Urime, kampion!
Medalja e artë
e zemërthyesit
shkëlqen mbi gjoksin tënd.
S’dua të të shpëtoj nga faji yt.
E mbuluar me zhgënjim,
po shkoj në shtrat;
therrëse të lypësh ngushëllim
nga unë.
Interesi yt tingëllon si tallje...
të paktën kët’ ma kurse sonte.
Vërtet do të dish si ndjehem,
apo ke etje për lavdi?
Urime, kampion!
Medalja e artë
e zemërthyesit
shkëlqen mbi gjoksin tënd.
Komente 0