Elona Musaj
E Dielë Vjeshte
Drita rrëshqet ngadalë mbi xhama,
shtëpia mban aromën e kafes.
Ëndrrat e zbehura gjatë natës
shuhen me ardhjen e mëngjesit,
duke ia lënë vendin melankolisë.
Koha ndalet për një çast...
mes një frymëmarrjeje
e një kujtimi,
e diela më pushon mbi zemër,
si një shall që përpiqet t' më ngrohë.
shtëpia mban aromën e kafes.
Ëndrrat e zbehura gjatë natës
shuhen me ardhjen e mëngjesit,
duke ia lënë vendin melankolisë.
Koha ndalet për një çast...
mes një frymëmarrjeje
e një kujtimi,
e diela më pushon mbi zemër,
si një shall që përpiqet t' më ngrohë.
Komente 0