Elona Musaj
Iluzion Vjeshte
Duhet të jenë këto ditë tetori,
të mbushura me diell,
që fshehin melankolinë e vjeshtës
nën rrezet e ngrohta të pasdites.
Mashtrojnë zemrën time,
sikur pranvera të ishte afër,
sikur koha të ndalej pak,
e të më kthente në kujtime.
E di...
një dimër i gjatë më pret,
por sot dua ta lë këtë dritë të butë
t’më ngrohë shpirtin,
e t’m’i largojë brengat,
qoftë edhe për pak.
të mbushura me diell,
që fshehin melankolinë e vjeshtës
nën rrezet e ngrohta të pasdites.
Mashtrojnë zemrën time,
sikur pranvera të ishte afër,
sikur koha të ndalej pak,
e të më kthente në kujtime.
E di...
një dimër i gjatë më pret,
por sot dua ta lë këtë dritë të butë
t’më ngrohë shpirtin,
e t’m’i largojë brengat,
qoftë edhe për pak.
Komente 0