Elona Musaj
Si Ky Tetor I Çmendur
Si ky tetor i çmendur...
as unë s’e di më
në cilën stinë jetoj.
Një ditë më ngroh një diell i butë,
thuajse pranveror,
dhe besoj sërish në dashuri.
Tjetrën ditë më zë bora,
e ftohtë, e papritur,
ngrin' farat që kisha mbjellë
me aq shpresë.
Era ndërron drejtim vazhdimisht,
sjell fjalë që s’i njoh më,
përqafime që zgjasin
sa një gjethe në fluturim.
Sot bie shi...
dhe kam frikë
se me trishtim
do të mbyllet ky muaj.
Por në thellësi të këtij qielli gri
fshihet ende një dritë kokëfortë,
ndoshta rrezja e fundit
e asaj
që s’kam reshtur kurrë së ndjeri.
as unë s’e di më
në cilën stinë jetoj.
Një ditë më ngroh një diell i butë,
thuajse pranveror,
dhe besoj sërish në dashuri.
Tjetrën ditë më zë bora,
e ftohtë, e papritur,
ngrin' farat që kisha mbjellë
me aq shpresë.
Era ndërron drejtim vazhdimisht,
sjell fjalë që s’i njoh më,
përqafime që zgjasin
sa një gjethe në fluturim.
Sot bie shi...
dhe kam frikë
se me trishtim
do të mbyllet ky muaj.
Por në thellësi të këtij qielli gri
fshihet ende një dritë kokëfortë,
ndoshta rrezja e fundit
e asaj
që s’kam reshtur kurrë së ndjeri.
Komente 0