Elona Musaj
Jashtë Brigjeve
Jemi dy lumenj që rrjedhin pranë,
përmbajtur nga brigje tepër të brishta
për t’na zbutur furinë.
Por kur fryhemi
askush s’mund t’na ndalë:
dalim prej shtratit e bëhemi një,
për pak çaste ndjekim t’njëjtën rrjedhë,
para se t’humbasim sërish në det.
përmbajtur nga brigje tepër të brishta
për t’na zbutur furinë.
Por kur fryhemi
askush s’mund t’na ndalë:
dalim prej shtratit e bëhemi një,
për pak çaste ndjekim t’njëjtën rrjedhë,
para se t’humbasim sërish në det.
Komente 0