>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Aritmetika E Zemrës

Zemra ka nisur të numërojë,
bën llogari të çuditshme:
mbledhje, zbritje,
por rezultati çdo herë zero.

Çdo ditë më shumë me ty
kthehet në një ditë më pak
që koha ka fuqi
t’ma marrë.

Ah… sa do t’doja
t’ia mësoja shumëzimin:
t’më falë më shumë minuta,
orë, ditë,
për me t’dasht
pa frikën se koha
më rrëmben atë që më dhuron.