>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Në Prag Të Pranverës

Së shpejti
portat e dimrit
do t’i hapen pranverës.

E ti,
lule e vogël,
a je gati të çelësh?

Balta
s’do të mund
të mbajë fshehur për shumë.

Bletët do ta ndiejnë aromën
e do t’vijnë
të dehen me nektarin tënd.