>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Etur Për Dritë

Ishe gati të lulëzoje,
ndërsa e ndjeje kërcellin që thyhej.
Sa bimë naive —
si mendove,
në errësirë të çelje?!

Ushqeheshe me atë pak dritë
që të prekte herë pas here,
derisa, në terr,
dikush s’të pa
e të shkeli.