>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Përtej Prekjes

Të dëshiroj…
por ti gjendesh gjithmonë
pak përtej prekjes sime,
një valë që ledhaton bregun
për t’u kthyer sërish në det.

Pres…
ditët kanë shijen e kripës,
dhe mungesa
zhurmën e valëve
teksa tërhiqen.

Por në çdo kthim tëndin marramendës
më sjell guaska, perla,
thesare të paçmueshme
që ti i dhuron
vetëm kush di të presë.

Dhe kështu mbetem.