>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Më Në Fund Ne

Atëherë, kjo është dashuria?!

Të gjitha ato stuhi
ishin për t'më sjellë deri këtu?

Tani që s’të mbaj më me zor,
s’kam nevojë të iki.

Ti je.
Unë jam.

Kjo qetësi
që e zhduku frikën,
na bëri më në fund ne.