>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Si Dikur…

…e kur të merr malli për mu,
këmbët do t’çojnë te kafja jonë.
Veten do e gjesh ulur në fund,
larg prej rruge, si dikur.

Do marrësh raki nga ajo me ngjyrë,
që unë emrin s’ia mësova kurrë.
Përballë, ulur, do t’kujtohem unë,
me të qeshurat që pas një gote
bëheshin shumë.

Atëherë,
s’do të ndizet shkëndijë;
por një stuhi do të shkundë.

Një qeshje e hidhur
do ta varë buzën,
e do mendosh:
“Ah… rebelja,
po bën zhurmë.”