Elona Musaj
Matanë Derës
Ndihem sikur po e shoh veten
përmes vrimës së çelësit.
Në dhomën tjetër jeton një tjetër “unë”:
e lumtur, e lirë nga çdo gjykim,
e lehtë,
thuajse nuk prek tokën.
Këtej, edhe pse e tronditur,
nga ajo që pashë,
thellë-thellë ndiej edhe pak zili
për atë shpirt fëmijëror
që nuk druhet nga asgjë.
Dhe nuk e di vërtet
nëse bëj mirë
ta tërheq drejt vetes,
apo, ndoshta, duhet të jem unë
që i bashkohem asaj,
matanë derës.
përmes vrimës së çelësit.
Në dhomën tjetër jeton një tjetër “unë”:
e lumtur, e lirë nga çdo gjykim,
e lehtë,
thuajse nuk prek tokën.
Këtej, edhe pse e tronditur,
nga ajo që pashë,
thellë-thellë ndiej edhe pak zili
për atë shpirt fëmijëror
që nuk druhet nga asgjë.
Dhe nuk e di vërtet
nëse bëj mirë
ta tërheq drejt vetes,
apo, ndoshta, duhet të jem unë
që i bashkohem asaj,
matanë derës.
Më shumë nga Elona Musaj
- Tango N'errësirë
- Theva Një Filxhan Porcelani
- Sa Vështirë Ta Leshosh At' Dorë
- Një Det Në Pritje
- Mysafirë Te Njeri-Tjetri
- Shija E Zgjimit
- Zemër E Tejmbushur
- Jashtë Brigjeve
- Maratona E Dhjetorit
- Jashtë Kohës
- Ku Koha Ngrihet
- Reflektim Në Pellgun E Kujtimeve
- Ç'të Bëj Me Kujtimet Tani?
- Duel I Brendshëm
- Kur Hijet S'të Lënë
- Darka E Fundit
Komente 0