>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Përkundesh Në Shpresat E Mia

Kujtimi yt
përkundet
në shpresat e mia.

Nata
të sjell sërish tek unë.

Ku humbi forca,
që gjatë ditës
besoja se e kisha?

Mburojat bien ngadalë,
vendin e tyre e zë
dëshpërimi.

Ndoshta nesër
do bëhem
prapë e fortë,

por sonte...
e lë dhimbjen
t’më mundë.