>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Tani E Di...

Qëndrova ku s’duhej,
derisa m’u shter durimi.

Me shpirt të mërdhirë,
prisja akujt të shkrinin.

Tani e di...
ndoshta e kam ditur prej fillimit,

në acar mund të lulëzojë
vetëm dhimbja e zhgënjimi.