>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

E Tash…

E tash…
ku t’mbahem?
Isha kapur pas teje
aq fort,
sa harrova si ecet vet’.

Sytë e mbyllur
do t’i mbaj,
s’guxoj t’i hap
asnjë moment.

Drita, hijet i përzë,
ndërsa k’tu në errësirë,
e kemi akoma një vend.