Elona Musaj
S’dua Lëmoshë
Çfarë më shtyn të bëhem lypëse me ty?
Frika e vetmisë?
A është kjo që m'bën të kërkoj
një çast ledhatimi,
edhe kur shijon si lëmoshë e hidhur?
E di…
Dashuria s’poshtëron,
s’të bën të lypësh.
Megjithatë qëndroj aty,
me pëllëmbë të zgjatura drejt asgjësë,
me shpresë se, herët a vonë,
k'to duar do t’shtrëngojnë njeriun që dashuroj.
Frika e vetmisë?
A është kjo që m'bën të kërkoj
një çast ledhatimi,
edhe kur shijon si lëmoshë e hidhur?
E di…
Dashuria s’poshtëron,
s’të bën të lypësh.
Megjithatë qëndroj aty,
me pëllëmbë të zgjatura drejt asgjësë,
me shpresë se, herët a vonë,
k'to duar do t’shtrëngojnë njeriun që dashuroj.
Komente 0