>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Akull

Mos u anko për akullin;
vetë e ke ngjizur.
Unë s’kisha tjetër rrugë,
veç ta vishja si mburojë.

Distanca jote
më ka skalitur shpirtin.
Mos u çudit si jam sot —
skulptori je ti.

E di...
kjo që jemi tani
të tremb, edhe pse e fsheh mirë.
Por unë e ndjej
se para teje mësova
të mbijetoj,
në lumenj të ftohtë
që mbajnë emrin tënd.