>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Përsëri Ti

Ja kujtimi yt që kthehet, më pushton.
Prapë nga e para!

Kënaqësia e dhimbjes më mbërthen,
më tërheq në një natë tjetër pa gjumë.

Drita e agimit më gjen të lodhur,
të mpirë… si kurrë më parë.

Përsëri, ti ke fituar…