Elona Musaj
Copëza Dashurie
Kuptova që isha e dashuruar
gjatë neteve të gjata pa gjumë,
kur përreth asgjë s’pëpëtinte,
por ti brenda meje bëje zhurmë.
Kuptova që isha e dashuruar
kur ula poshtë çdo mburojë,
frikës i vura pranga
dhe veten e futa në lojë.
Ndoshta do vij një kohë
dhe do pendohem…
por sot s’është ajo ditë.
Sot krejtësisht i dorëzohem;
për pendime ka tjetër ditë.
gjatë neteve të gjata pa gjumë,
kur përreth asgjë s’pëpëtinte,
por ti brenda meje bëje zhurmë.
Kuptova që isha e dashuruar
kur ula poshtë çdo mburojë,
frikës i vura pranga
dhe veten e futa në lojë.
Ndoshta do vij një kohë
dhe do pendohem…
por sot s’është ajo ditë.
Sot krejtësisht i dorëzohem;
për pendime ka tjetër ditë.
Komente 0