>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Si Hëna

Ndihem si kjo hënë sonte…
as e plotë,
as në gjysmë.

Mbi çatinë
e banesës përballë
ngjan si një top i shfryrë.

Re të zeza e rrethojnë,
ia zbehin hijeshinë.

As yjet sonte s’e gjejnë të bukur,
fshihen në qiell,
dhe ia shtojnë vetminë.