Elona Musaj
Unë Jam Det
Si mund t’mos ta duash detin,
erën e kripës,
zhurmën e valëve,
freskinë e puhizës?
E megjithatë më do mua,
që mbaj aromën e tij,
që jam regjur me kripën
e gdhendur nga dallgët.
Ti i druhesh horizontit pafund,
por në sytë e mi ndalesh,
pranon baticat dhe zbaticat e mia,
e asnjëherë s'i shmangesh.
Ndoshta kjo është dashuria:
t'mos kërkosh detin,
por të duash atë që gjurmët e tij
kanë lënë tek unë!
erën e kripës,
zhurmën e valëve,
freskinë e puhizës?
E megjithatë më do mua,
që mbaj aromën e tij,
që jam regjur me kripën
e gdhendur nga dallgët.
Ti i druhesh horizontit pafund,
por në sytë e mi ndalesh,
pranon baticat dhe zbaticat e mia,
e asnjëherë s'i shmangesh.
Ndoshta kjo është dashuria:
t'mos kërkosh detin,
por të duash atë që gjurmët e tij
kanë lënë tek unë!
Komente 0