>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Biseda E Fundit

Bisedën e fundit…
ende e ruaj!
Edhe pse kanë kaluar muaj.

E lexoj…
përsëri e përsëri,
derisa mesazhi i fundit më kthen në atë ditë.

S’e di…
ndoshta kam nevojë ta rishijoj atë dhembje, për t’i rikujtuar mendjes
se dikur s’ishim në kët' gjendje.