>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Hapat Që S’i Hodha

Dashuria…
më fton të vallëzoj,
e unë s’di ç’të bëj.
S’i njoh k'to hapa,
druhem se gaboj.

Zemra e marrë
duket se më shkund:
“Hidhu, çlirohu,
ndoshta ky është vallëzimi i fundit”.

Por trupi mbetet i ngurt' —
i prangosur
nga frikëra të lashta
që banojnë në mu

Kjo përplasje më lodh:
askush s’fiton, ende.jo
Dua vetëm të qaj
nën k'të melodi.

Asnjë hap, asnjë rrotullim…
veç lot' të nxehtë
që vallëzojnë në vendin tim.