>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Udhë Të Reja

Ekziston një dashuri,
mes dy zemrash
që, edhe pse të plagosura shumë herë,
prapë guxojnë të provojnë.

Një dashuri që ka njohur
perëndime e agime,
e megjithatë vazhdon
të ëndërrojë.

Një dashuri që nuk i frigohet rrudhave,
por i kthen ato në harta plot shtigje,
për udhë të reja,
që mezi pret t’i zbulojë.