>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Zemra Në Çark

“E çfarë jemi, pra?”
më pyete,
teksa heshtja më flinte n'buzë.

Jemi asgjë... dhe gjithçka,
t’u përgjigja,
s’na nevojitet një status.
Jemi afër dhe larg,
dua, por nuk mundem,
jemi zemra në çark,
në kraharor të gabuar.