>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Në Det Të Hapur

Mes zjarrit e akullit,
po lundroj...
si trung në det të hapur.

Brenda digjem,
jashtë dridhem,
kundër rrjedhës notoj.

Nën qiellin e ngrysur
ende rezistoj;
dallgët më shtyjnë,
s'e di ku po shkoj.

Pa e kuptuar,
të panjohurën përqafoj.
Ia lë detit të vendosë
si do të përfundoj.