Elona Musaj
Ndoshta Zoti Më Do Endacake
U bëra e vogël,
për t’hyrë në jetë shumë të ngushta,
e fika dritën time,
që t’mos shqetësoja errësirat rreth meje.
Mësova të përkulem,
për t’mos u përplasur me tavanë
që nga lart
donin t’më shikonin të krrysur.
Mësova heshtjen,
si t’ishte gjuha e nënës,
e t’buzëqeshja edhe
kur lotët përpija me zor.
Por bota s’ka dhoma për ata që, si unë,
plazmohen tepër;
veç korridore ku rri në këmbë
derisa e rraskapitur rrëzohesh.
Atëherë pyes veten:
“A ekziston një vend
ku mund t’mbetem e tëra,
pa qenë e detyruar të shpërbëhem?”
Ndoshta Zoti më do endacake,
pa strehë që më ndal hovin,
që t’shkëlqej fort
e të ndriçoj rrugë ende pa emër.
për t’hyrë në jetë shumë të ngushta,
e fika dritën time,
që t’mos shqetësoja errësirat rreth meje.
Mësova të përkulem,
për t’mos u përplasur me tavanë
që nga lart
donin t’më shikonin të krrysur.
Mësova heshtjen,
si t’ishte gjuha e nënës,
e t’buzëqeshja edhe
kur lotët përpija me zor.
Por bota s’ka dhoma për ata që, si unë,
plazmohen tepër;
veç korridore ku rri në këmbë
derisa e rraskapitur rrëzohesh.
Atëherë pyes veten:
“A ekziston një vend
ku mund t’mbetem e tëra,
pa qenë e detyruar të shpërbëhem?”
Ndoshta Zoti më do endacake,
pa strehë që më ndal hovin,
që t’shkëlqej fort
e të ndriçoj rrugë ende pa emër.
Komente 0