Elona Musaj
Rrëfime Hënës
Shpesh flas me hënën,
i pëshpëris copa nga vetja
që dita s’guxon t’i dëgjoj’.
Ia besoj ëndrrat e thyera,
frikërat që kafshojn’ lehtë.
dëshirat që dridhen në errësir’.
Besoj se i rrëfej historin’ time,
por nëse hëna do t’më fliste vërtet,
tema do të ishe ti.
Sepse në çdo grimcë ëndrre je aty,
fshehur si dielli pas horizontit,
djegës si etja në shkretëtirë.
Je mashtrimi i ëmbël
në limanin e pritjeve të mia.
Të dua në fjalët e pathëna,
në intervalet mes vargjeve,
në gjithçka që mbaj brenda.
Të dua, edhe kur bëhem akull,
në çdo përgjigje që s’ta kthej.
Hëna i di të gjitha,
ajo sheh përtej maskës së ditës,
përtej buzëqeshjes që kamuflon.
Më sheh të brishtë, të zhveshur në ndjenja,
duke shkruar poezi që kurrë s’do t’i lexosh.
E ndoshta prandaj i flas asaj:
sepse vetëm ajo mund të përmbaj
madhështinë e një dashurie
që s’do ketë kurrë emër,
veçse atë të heshtjes.
i pëshpëris copa nga vetja
që dita s’guxon t’i dëgjoj’.
Ia besoj ëndrrat e thyera,
frikërat që kafshojn’ lehtë.
dëshirat që dridhen në errësir’.
Besoj se i rrëfej historin’ time,
por nëse hëna do t’më fliste vërtet,
tema do të ishe ti.
Sepse në çdo grimcë ëndrre je aty,
fshehur si dielli pas horizontit,
djegës si etja në shkretëtirë.
Je mashtrimi i ëmbël
në limanin e pritjeve të mia.
Të dua në fjalët e pathëna,
në intervalet mes vargjeve,
në gjithçka që mbaj brenda.
Të dua, edhe kur bëhem akull,
në çdo përgjigje që s’ta kthej.
Hëna i di të gjitha,
ajo sheh përtej maskës së ditës,
përtej buzëqeshjes që kamuflon.
Më sheh të brishtë, të zhveshur në ndjenja,
duke shkruar poezi që kurrë s’do t’i lexosh.
E ndoshta prandaj i flas asaj:
sepse vetëm ajo mund të përmbaj
madhështinë e një dashurie
që s’do ketë kurrë emër,
veçse atë të heshtjes.
Komente 0