>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Zemra Fluturon!

Në gjumë jam,
s’ka si të jetë ndryshe,
se vetëm n’ ëndërr
zemra bëhet dallëndyshe.

Me ngazëllimin e një zogu
që sa ka nis t’ fluturojë,
ajo më duket e papërmbajtur,
dikund do t’ shtegtojë.

Mbylli flatrat… zemra ime…
pse tani nuk më bindesh?!
S’mund të nisesh pa u vrarë,
kraharori nuk është qiell…