>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Mos E Quaj Dashuri

Dashuri e hidhur
dashuri e mjer’,
ti që trupin e helmon
e zemrën e mbush vner.

Dashuri e pa shpirt,
dashuri mizore,
që ngadalë të konsumon
e të gjun për toke.

Dashuri e marrë
që të bën të çmendur,
e të thotë të duash
edhe kur t'kanë shkelur.

Dashuri pirate
që lirinë e vjedh,
e njeriun e lirë
në rob e shëmbëllen.

Dashuri mashtruese
që buzët t'i lyen me pelin,
e të josh me vdekjen,
sikur të ishte bekim!