>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Krenari Dhe Dhembje

Në cilin skaj të botës
jemi dashuruar e shkatërruar?
Në cilën kornizë kohore
krenaria na bëri t'huaj?

Do t'doja të ngrija një monument
në kujtesë të atyre ditëve,
që e shënuan një finale
pa shpresë për rikthime.

Kush ishte i pari
që tha fjalën e fundit,
e ndoshta pa dashje
agimin e bëri muzg?

Është e çuditshme
si erdhëm në k'të gjendje,
përveç krenarisë e dhembjes
asgjë tjetër s'më vjen në mendje…
Tra orgoglio e dolore

In quale angolo del mondo,
ci siamo amati e poi distrutti?
In quale lasso di tempo,
l'orgoglio ci ha resi sconosciuti?
Vorrei erigere un monumento
in memoria di quei giorni,
che hanno segnato una fine
senza più ritorni.
Chi è stato il primo
a uccidere l'amore,
a infliggere questa pena
anche se per errore?
È strano come funziona
questa povera mente,
a parte il dolore,
non ricorda più niente…

Tratto dal libro "I Poeti di Via Margutta"