>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Nëse Një Ditë…

Nëse një ditë kujtimi im
do t'përkëdhelë mendjen tënde,
mos më kërko në ato rrugë
ku e tashmja jeton.

Do t'më gjesh në të shkuarën
që dhimbjen e shpluhuros,
pikërisht në atë moment
kur gjithçka u fundos.

Edhe kalimi i kohës
më i rrufeshëm se era,
s’ka mundur dot t’i shërojë
ato plagë aq të thella...