Elona Musaj
Dëgjoj Dhembjen
Nën kthetrat e një dhimbjeje kafshuese deri në asht,
një zë e gjen rrugën e më detyron ta dëgjoj.
Dhembja më shqetëson thellë brenda meje,
më gllabëron, më konsumon
e më zbraz nga çdo ndjenjë.
Kështu e çliruar nga gjëra të kota
i bëj vend të vërtetës,
zbuloj forcën brenda meje
që deri dje qendronte fjetur.
Atëherë pyes veten:
A ka kuptim ta vras dhembjen?!
Edhe pse në vuajtje më bën t’kuptoj,
se çfarë vërtetë i duhet zemrës!
një zë e gjen rrugën e më detyron ta dëgjoj.
Dhembja më shqetëson thellë brenda meje,
më gllabëron, më konsumon
e më zbraz nga çdo ndjenjë.
Kështu e çliruar nga gjëra të kota
i bëj vend të vërtetës,
zbuloj forcën brenda meje
që deri dje qendronte fjetur.
Atëherë pyes veten:
A ka kuptim ta vras dhembjen?!
Edhe pse në vuajtje më bën t’kuptoj,
se çfarë vërtetë i duhet zemrës!
Komente 0