>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Vetes

Sërish dielli perëndoi,
pas pak do bëhet natë,
njerëz, gjëra, sende-
errësira do t'i mbulojë.

Tash mbylli sytë, qetësohu,
lehtë braktise veten, çlirohu,
lejo heshtjen e dhomës
në shtrat të t'përqafojë.

Mos mendo për asgjë,
lejo trupin e lodhur të pushojë,
përkundu në ëndrra
plot me ledhatime...