>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

Fantazmë E Shpirtit

Kush je ti që m’bën të digjem,
t’marr flakë si letër
e të mos fikem?

Kush je ti që m’bën rrëmujë,
fantazmë e shpirtit,
që t'lë pa gjumë?

Kush je ti që fshihesh mirë,
mister për t’u zgjidhur,
apo frymë e lirë?