>
LETERSISHQIP
Elona Musaj

E Vogla Ulise

Po nisesh,
me thellësitë do t’përballesh,
t’shoh mbi varkën e vogël
të tretesh mes valësh.

Ende je foshnjë
për t’kuptuar çfarë po ndodh,
e aromën e frikës
për fat nuk e ndjen.

Mes udhëtarëve,
heshtja qetësi varri!
Kjo natë e errët
shpirtërat i shtangi.

I rëndë udhëtimi,
një odise pafund,
je e vetmja në at’ varkë
që nuk druhesh për jetën.

Nëse do t’mund të lexoje
në mendjet e udhëtarëve,
do t’kuptoje tmerrin
që gjatë udhës s’na ndahej.

Do të ndjeje ankthin
që rritej çdo moment,
e shpresat e të ardhmes
të mbyteshin në det…